Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Rusia dhe Serbia do të mundohen të përdorin Aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës. Për këtë, Kurti ka kërkuar bashkëpunim në fushën e diplomacisë publike. “Natyrisht që duhet të ndërmarrim edhe një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike, sepse natyrisht që do të ketë përpjekje nga…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Rusia dhe Serbia do të mundohen të përdorin Aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës.
Për këtë, Kurti ka kërkuar bashkëpunim në fushën e diplomacisë publike.
“Natyrisht që duhet të ndërmarrim edhe një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike, sepse natyrisht që do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të përdoret kundër Republikës së Kosovës, ndonëse është e qartë se nuk e kanë aq kollaj siç e kanë menduar, për shkak se e para, e ashtuquajtura shtëpia e verdhë, dhe i ashtuquajturi trafikim i organeve, që ishte shpikje e deputetit rus në Këshillin e Evropës, nuk ia arriti as tek aktakuza.”, u shpreh Kurti.