Gruda: Kuvendi nuk mund të qëndrojë pa vepruar lidhur me Gjykatën Speciale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. “Ne nuk mund të lejojmë që tre apo katër gjyqtarë atje në Hagë të na e përlyejnë historinë kështu, dhe ne si ligjvënës të mos marrim asnjë akt”, tha Gruda. Ai ka…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.
“Ne nuk mund të lejojmë që tre apo katër gjyqtarë atje në Hagë të na e përlyejnë historinë kështu, dhe ne si ligjvënës të mos marrim asnjë akt”, tha Gruda.
Ai ka deklaruar se ata që thonë se Kuvendi i Kosovës nuk mund të bëjë asgjë lidhur me Gjykatën Speciale, sipas tij, po i ikin përgjegjësisë.
“Kushdo që thotë se Kuvendi i Kosovës s’mund të bëjë kurrgjë, vetëm po i ik përgjegjësisë. Kuvendi i Kosovës është organi që e ka themeluar Gjykatën Speciale. Kuvendi i Kosovës mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale, t’ia ndryshojë juridiksionin ashtu siç po themi ne”, deklaroi Gruda. /Lajmi.net/