Artan Behrami dhe Sala Jashari lëshojnë komisionin në mënyrë demonstrative: S’ka temë më të rëndësishme se Ligji për Specialen

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka njoftuar se bashkë me deputeten Sala Jashari, pas konstituimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, janë larguar nga komisioni në mënyrë demonstrative. “Flamuri i Kosovës dhe i UÇK-së janë në gjysmë shtize. Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës nuk mund të simulojnë normalitet”,deklaroi ai, shkruan lajmi.net.…

Lajme

30/09/2026 11:42

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka njoftuar se bashkë me deputeten Sala Jashari, pas konstituimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, janë larguar nga komisioni në mënyrë demonstrative.

“Flamuri i Kosovës dhe i UÇK-së janë në gjysmë shtize. Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës nuk mund të simulojnë normalitet”,deklaroi ai, shkruan lajmi.net.

Behrami tha se nuk ka asnjë temë, asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë qëndrim, asnjë kauzë më të rëndësishme sesa ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Një përplasje pati edhe në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka kritikuar të njëjtën pasi në rënd të ditës nuk është përfshirë Projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës./Lajmi.net/