Kurti shpreson në vizitën e Von Der Leyen për të avancuar aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat
Presidentja e Komisionit Evropian pritet që të realizojë një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç raporton POLITICO, vendet që aspirojnë integrimin shpresojnë që ta shfrytëzojnë këtë vizitë të saj për të argumentuar se meritojnë të afrohen sa më shumë BE-së. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë POLITICO-s se Von Der Leyen mund…
Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian pritet që të realizojë një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç raporton POLITICO, vendet që aspirojnë integrimin shpresojnë që ta shfrytëzojnë këtë vizitë të saj për të argumentuar se meritojnë të afrohen sa më shumë BE-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë POLITICO-s se Von Der Leyen mund ta mbrojë një qëndrim të tillë, teksa kërkon përkrahje për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.
“Ajo mund ta mbrojë këtë qëndrim,“ ka deklaruar për edicionin “Playbook” të Politico-s, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke i bërë thirrje presidentes së Komisionit Evropian që të mbështesë publikisht statusin e kandidatit njohjen formale të rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE.
“Ne besojmë se performanca jonë na ka siguruar një hap të merituar përpara, dhe ky hap është kandidatura”, ka thënë Kurti.
Von Der Leyen sot do të nisi vizitën e saj me Shqipërinë, pastaj do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.