Djegia e marketit në Kijevë të Malishevës, objekti dëmtohet tërësisht dhe dëmet materiale janë të mëdha – Rasti po hetohet

Një market është djegur më 23 shtator në Kijevë të Malishevës. Më 29 shtator, është iniciuar lënda e rastit “zjarrvënie”. Objekti është dëmtuar tërësisht dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. “Kjevë, Malishevë / 23.09.2026 – 11:55. Më 29.09.2026 në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit Zjarrvënie i cili rast ka ndodhë me…

Lajme

30/09/2026 10:08

Një market është djegur më 23 shtator në Kijevë të Malishevës.

Më 29 shtator, është iniciuar lënda e rastit “zjarrvënie”.

Objekti është dëmtuar tërësisht dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Kjevë, Malishevë / 23.09.2026 – 11:55. Më 29.09.2026 në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit Zjarrvënie i cili rast ka ndodhë me 23.09.2026, ku nga zjarri ishte përfshi një objekt  të cilin viktima m/k e ka shfrytëzuar për biznes me produkte ushqimore. Si pasojë e zjarrit objekti është dëmtuar tërësisht dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/