Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhen pushka gjuetie e mjete pune
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan. Persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në vilën e viktimës, nga e cila kanë vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën posedonte leje, një rrethatore me 10 copë fishekë të pushkës së gjuetisë dhe një çante me mjete të punës. Njësitë relevante të…
Lajme
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan.
Persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në vilën e viktimës, nga e cila kanë vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën posedonte leje, një rrethatore me 10 copë fishekë të pushkës së gjuetisë dhe një çante me mjete të punës.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori./Lajmi.net/