Çitaku u drejtohet Kurtit, Gërvallës dhe zyrtarëve të tjerë: Mos e pengoni Projektligjin për Specialen, procedojeni menjëherë në Kuvend

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar sërish në lidhje me kërkesën për procedimin e Ligjit për Specialen. Citaku deklaroi se sot në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, e shumë prej tyre n sektorin e drejtësisë, madje pa analizë, pa…

Lajme

30/09/2026 09:11

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar sërish në lidhje me kërkesën për procedimin e Ligjit për Specialen.

Citaku deklaroi se sot në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, e shumë prej tyre n sektorin e drejtësisë, madje pa analizë, pa debat e pa dëgjime publike.

“Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit”,shtoi ajo, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje.

“Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend.”

Postimi i plotë:

Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike.

Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit.

Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”.

Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!

Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend.

Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh.

Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë!./Lajmi.net/