Kanosi një avokat, policia arreston të dyshuarin në Ferizaj

Sot rreth orës 12:10, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një avokat, i cili ka raportuar se ishte kanosur nga personi me inicialet M.M., 48 vjeç. Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajredin Reshani” në Ferizaj, ndërsa dyshohet se kanosja ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së të dyshuarit lidhur me ushtrimin…

Lajme

29/09/2026 19:53

Sot rreth orës 12:10, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një avokat, i cili ka raportuar se ishte kanosur nga personi me inicialet M.M., 48 vjeç.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajredin Reshani” në Ferizaj, ndërsa dyshohet se kanosja ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së të dyshuarit lidhur me ushtrimin e detyrës së mbrojtjes juridike në një çështje të mëparshme penale.

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë.