IQP ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, konstatoi se nuk i morën masat për siguri dhe shëndet në punë
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Komunën e Drenasit, ka konstatuar se ka parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë. Për këtë arsye, IQP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Komunën e Drenasit, ka konstatuar se ka parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për këtë arsye, IQP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, ka njoftuar IQP. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: