Pa ujë të pijshëm e me mbeturina, banorët e Llojzës në Ferizaj paralajmërojnë largimin nga fshati

Banorët e fshatit Llojzë të komunës së Ferizajt, tash e sa kohë po përballen me disa telashe. Një qytetar, përmes një interviste në emisionin “Fol me Arin”, bëri të ditur se banorët po kanë probleme të dukshme me mbeturinat dhe ujin e pijshëm. Sipas tij, banorët po detyrohen të bartin ujë nga Jezerci. Sa i…

Lajme

29/09/2026 15:51

Banorët e fshatit Llojzë të komunës së Ferizajt, tash e sa kohë po përballen me disa telashe.

Një qytetar, përmes një interviste në emisionin “Fol me Arin”, bëri të ditur se banorët po kanë probleme të dukshme me mbeturinat dhe ujin e pijshëm.

Sipas tij, banorët po detyrohen të bartin ujë nga Jezerci. Sa i përket mbeturinave, ai pretendon se ato vijnë nga gjithandej komunës.

Nëse këto telashe nuk marrin fund, ky banor thotë se ndihen të detyruar ta lëshojnë fshatin.