Muharremi: Nafta në Kosovë më e lirë se në Itali, por shumë më e shtrenjtë në raport me pagat

Analisti, Shenoll Muharremi ka krahasuar çmimin e naftës në Kosovë dhe Itali, duke argumentuar se diferenca bëhet dukshëm më e madhe kur merret parasysh fuqia blerëse dhe niveli i pagave. Muharremi ka thënë se një litër naftë në Itali kushton rreth 2.37 euro, ndërsa në Kosovë rreth 1.92 euro. Megjithatë, sipas tij, pagat mesatare ndryshojnë…

Lajme

29/09/2026 13:54

Analisti, Shenoll Muharremi ka krahasuar çmimin e naftës në Kosovë dhe Itali, duke argumentuar se diferenca bëhet dukshëm më e madhe kur merret parasysh fuqia blerëse dhe niveli i pagave.

Muharremi ka thënë se një litër naftë në Itali kushton rreth 2.37 euro, ndërsa në Kosovë rreth 1.92 euro. Megjithatë, sipas tij, pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm mes dy vendeve, raporton lajmi.net

Ai ka përmendur pagën mesatare bruto prej rreth 3,050 eurosh në Itali dhe rreth 713 euro në Kosovë. Sipas përllogaritjes së tij, me një pagë mesatare një italian mund të blejë rreth 1,285 litra naftë, ndërsa një kosovar rreth 371 litra.

Postimi i plotë:

Qeveria e Italisë e paska vazhdu uljen e akcizës për naftën. Nafta atje sot është rreth €2.37/l, ndërsa në Kosovë rreth €1.92/l.
Ama te shiqojmë pak me fuqinë blerëse. Paga mesatare bruto në Itali është rreth €3,050/muaj (OSCD), ndërsa në Kosovë €713 bruto (ASK). Te kuptohemi, në sektor privat shumica munden me pas mesataren rreth 550-600 euro, por po i përdorim të dhënat zyrtare për shkak të argumentit.
Me një pagë mesatare, italiani mundet me ble rreth 1,285 litra naftë. E kosovari? Mundet me i ble vetëm rreth 371 litra. Pra, në raport me pagën mesatare dhe fuqinë blerëse, nafta për kosovarin është rreth 3.5 herë më e shtrenjtë se për italianin.
E krahasojmë me fuqinë blerëse, €1.92 nafta për kosovarin është afërsisht sikur italiani me e pagu mbi €8 për litër!
E Qeveria jonë le të vazhdojë mos me prekë as akcizën, as TVSH-në. Inflacioni ndërkohë ka shku në 7.3% dhe është në trend të rritjes, me energjinë dhe transportin, naftën, ndër kategoritë me rritjet më të mëdha të çmimeve.
Nafta mundet me qenë pak ma lirë se në Itali, por për xhepin e kosovarit është shumëfish ma e shtrenjtë. Ndërsa Qeveria e Italisë po kujdeset që akciza me u ulë, Qeveria e Kosovës, edhe pse kosovari paguan shumë herë më shumë se italiani në raport me fuqinë blerëse, përsëri nuk ndërmerr asnjë veprim për me ia lehtësu barrën./Lajmi.net/