Buxheti i Prishtinës për 2027, parashihet zgjatja e sheshit deri te Posta e Madhe

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e Komunës për vitin 2027. Në kuadër të projekteve të parapara me këtë buxhet është edhe zgjatja e sheshit të Prishtinës deri te Posta e Madhe. Buxheti i miratuar përfshin projektet dhe investimet që Komuna e Prishtinës planifikon t’i realizojë gjatë vitit të ardhshëm. Kuvendi Komunal i Prishtinës…

Lajme

29/09/2026 13:12

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e Komunës për vitin 2027. Në kuadër të projekteve të parapara me këtë buxhet është edhe zgjatja e sheshit të Prishtinës deri te Posta e Madhe.

Buxheti i miratuar përfshin projektet dhe investimet që Komuna e Prishtinës planifikon t’i realizojë gjatë vitit të ardhshëm.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e Komunës për vitin 2027.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh.

Propozim-buxheti mori 31 vota për dhe 12 kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Gjatë seancës, ndaj dokumentit financiar janë shprehur kundërshtime nga grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal, Gëzim Sveçla, tha se grupi i tij nuk e ka mbështetur buxhetin, duke pretenduar se në dokument ka shkelje ligjore.

Sveçla gjatë diskutimit ka ngritur shqetësime edhe lidhur me planifikimin e një projekti në zonën e sheshit “Xhorxh Bush”, për të cilin tha se vlera tejkalon shtatë milionë euro.

Ai ka kritikuar edhe grupin e PDK-së, duke pretenduar se gjatë fushatës për zgjedhjet lokale ishte premtuar hapja e rrugës që, sipas tij, në planifikimin aktual parashihet të shtrihet nga sheshi “Xhorxh Bush” deri te rrethi me Flamur.

Me miratimin në Kuvendin Komunal, buxheti prej 161 milionë eurosh hyn në kuadër të planifikimit financiar të Komunës së Prishtinës për vitin 2027.

Buxheti i miratuar përfshin projektet dhe investimet që Komuna e Prishtinës planifikon t’i realizojë gjatë vitit të ardhshëm.