Gjeti 1,410 euro në një market dhe i dorëzoi në Polici, qytetari nga Prizreni bën gjestin e rrallë
Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me 1,410 euro dhe dokumente personale, të cilën e ka dorëzuar në Polici. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 19:20, kur kuleta e humbur është dorëzuar në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren. Sipas Policisë, kuletën e kishte gjetur…
Lajme
Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me 1,410 euro dhe dokumente personale, të cilën e ka dorëzuar në Polici.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 19:20, kur kuleta e humbur është dorëzuar në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.
Sipas Policisë, kuletën e kishte gjetur në një market qytetari Selami Grki, i cili më pas e kishte dërguar menjëherë në stacionin policor.
“Kuleta ishte gjetur në një market, nga qytetari Selami Grki nga Prizreni. Ai e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor”, thuhet në njoftim.
Në kuletë ndodheshin 1,410 euro dhe dokumente personale. Përmes dokumenteve identifikuese, Policia arriti ta kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe mori kuletën së bashku me paratë.
Pronari, sipas Policisë, shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetarit, si dhe për angazhimin e zyrtarëve policorë.
Policia e ka cilësuar rastin si shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e ndershmërisë dhe solidaritetit në komunitet.