Sulmuan vajzën e tyre, ndërsa gruaja tha se u sulmua nga bashkëshorti – arrestohen dy persona në Pejë
Dy bashkëshortë janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht vajzën e tyre. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 10:55. “Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovarë-bashkëshort mes vete pasi që kishin ofenduar dhe sulmuar fizikisht vajzën e tyre f/k”, thuhet në raportin…
Lajme
Dy bashkëshortë janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht vajzën e tyre.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 10:55.
“Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovarë-bashkëshort mes vete pasi që kishin ofenduar dhe sulmuar fizikisht vajzën e tyre f/k”, thuhet në raportin policor.
Policia ka bërë të ditur se vajza nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara ka kërkuar tretman mjekësor, duke pohuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara f/k ka kërkuar tretman mjekësor pasi që pohon se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj”, thuhet tutje në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/