Dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet një person në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 4 shtator, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 28 shtator. “Me 28.09.2026 është arrestuar i dyshuari m/k pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor.…

Lajme

29/09/2026 10:36

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 4 shtator, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 28 shtator.

“Me 28.09.2026 është arrestuar i dyshuari m/k pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/