Vjedhën rreth 80 litra naftë nga një kamion në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 80 litra naftë nga kamioni i një personi. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 27 shtator 2026, ndërsa më 28 shtator janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Fushë Kosovë…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 80 litra naftë nga kamioni i një personi.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 27 shtator 2026, ndërsa më 28 shtator janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 27.09.2026 – 21:30. Me 28.09.2026 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që kishin vjedhur rreth 80 litra naftë nga kamioni i viktimës m/k. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.