Tentim-vrasja në Mazgit, personi që raportoi rastin merret në pyetje si i dyshuar
Një person është intervistuar si i dyshuar në lidhje me një rast të “Vrasjes në tentativë” në Mazgit të Obiliqit. Sipas raportit të Policisë, më 28 shtator, personi i dyshuar, i cili paraprakisht kishte qenë ankues në rast, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. “Me 28.09.2026 lidhur me rastin, i dyshuari m/k që ishte…
Lajme
Një person është intervistuar si i dyshuar në lidhje me një rast të “Vrasjes në tentativë” në Mazgit të Obiliqit.
Sipas raportit të Policisë, më 28 shtator, personi i dyshuar, i cili paraprakisht kishte qenë ankues në rast, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Me 28.09.2026 lidhur me rastin, i dyshuari m/k që ishte ankues, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet se ishte përdorur në rast”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/