Prizren: Gjendet pa shenja jete një person në banesë, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren. Rasti ka ndodhur më 28 shtator dhe është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. Sipas raportit të Policisë, “raportohet se në banesën e tij është gjetur trupi i viktimës m/k”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë…

Lajme

29/09/2026 10:25

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 28 shtator dhe është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit të Policisë, “raportohet se në banesën e tij është gjetur trupi i viktimës m/k”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/