Prattipati takon Ulutashin: Do të ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, i cili pritet ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm. Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi është zhvilluar të hënën, ndërsa Prattipati e ka falënderuar Ulutashin për udhëheqjen e misionit të…
Lajme
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, i cili pritet ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm.
Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi është zhvilluar të hënën, ndërsa Prattipati e ka falënderuar Ulutashin për udhëheqjen e misionit të KFOR-it dhe angazhimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua dje me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ndërsa ai përgatitet të përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Ambasada amerikane ka bërë të ditur se Prattipati e ka falënderuar Ulutashin “për udhëheqjen e tij të KFOR-it dhe përkushtimin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
Në njoftim është rikonfirmuar edhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara për misionin e KFOR-it.
“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur misionin e KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.
Takimi vjen në kohën kur Ulutash po përgatitet për përfundimin e mandatit në krye të misionit të NATO-s në Kosovë. /Lajmi.net/