Ndërprerje të përkohshme të ujit në tri rrugë të Kaçanikut shkaku i punimeve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se do të vazhdojë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në tri rrugë të Komunës së Kaçanikut. Punimet po zhvillohen në rrugët “Vëllezërit Çaka”, “Izair Troni” dhe “Ilir Zharku”. Sipas KRU “Bifurkacioni”, për shkak të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se do të vazhdojë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në tri rrugë të Komunës së Kaçanikut.
Punimet po zhvillohen në rrugët “Vëllezërit Çaka”, “Izair Troni” dhe “Ilir Zharku”.
Sipas KRU “Bifurkacioni”, për shkak të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë ditëve në vijim.
Kompania ka bërë të ditur se zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e këtyre zonave.
KRU “Bifurkacioni” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe durim gjatë realizimit të punimeve.