Avokati Bytyqi: Deklarata e Kuvendit e karakterit politik, nuk ndikon në vendimin e Hagës
Të hënën, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar deklaratën kundër aktgjykimit dënues të Hagës ndaj ish-katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deputetët votuan me 99 vota pro kësaj deklarate. Avokati Asdren Bytyqi, tha se juridikisht kjo deklaratë s’ka asnjë ndikim mbi vendimin, por është e karakterit politik. “Kjo më…
Lajme
Të hënën, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar deklaratën kundër aktgjykimit dënues të Hagës ndaj ish-katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deputetët votuan me 99 vota pro kësaj deklarate.
Avokati Asdren Bytyqi, tha se juridikisht kjo deklaratë s’ka asnjë ndikim mbi vendimin, por është e karakterit politik.
“Kjo më shumë çon mesazh që Kosova është e bashkuar karshi vendimit të padrejtë të kësaj gjykate sesa që mund të prodhojë ndonjë efekt juridik, në realitet ka zero efekt juridik dhe nuk mund të ndikojë asgjë në vendimin e kësaj gjykate”, tha Bytyqi në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.