Sami Lushtaku: Politikat e VV-së e kanë përça dhe helmu popullin e Kosovës
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka akuzuar partinë e Albin Kurti për përçarje të populli të Kosovës. Duke iu përgjigjur kritikave të ushtruese së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ai ka thënë se VV-ja e ka helmuar shoqërinë kosovare. Në një prononcim për Klan Kosova, Lushtaku ka thënë se Haxhiu duhet të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka akuzuar partinë e Albin Kurti për përçarje të populli të Kosovës.
Duke iu përgjigjur kritikave të ushtruese së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ai ka thënë se VV-ja e ka helmuar shoqërinë kosovare.
Në një prononcim për Klan Kosova, Lushtaku ka thënë se Haxhiu duhet të merret me partinë e saj dhe jo me partitë tjera.
“Albulena Haxhiu duhet me kry punën e vet, mos me u interesu kush është kryetar i Partisë Demokratike edhe e din komplet opinioni në Kosovë që Bedri Hamza është kryetar i partisë. Unë e di që e pengoj Vetëvendosjen sepse unë jam kundër politikave të Vetëvendosje e cila e ka përça dhe e ka helmu këtë popull. Prandaj unë jam i qartë, as nuk më ka frikë, as nuk e kam ndërmend me i mshef atë që i mendoj”, ka thënë Lushtaku.
Ai i ka treguar Albulena Haxhiut se kryetar i PDK-së është Bedri Hamza.
“Me deshtë kisha konkuru dhe kisha tentu me u bo kryetar. As s’kam pretendime, as nuk kam pasë pretendime domethënë që të jem kryetar i Partisë Demokratike. Unë jam një kryetar i një dege që quhet Drenicë, apo më shkurt, Skënderaj”, është shprehur Lushtaku.