Qytetarët e Kosovës mblidhen edhe sot në kryeqytet, protestojnë për të 12-tën herë për krerët e UÇK-së në Hagë

Po vazhdojnë protestat në Prishtinë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, pas verdiktit të Gjykatës Speicale që dënoi me burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqiqin dhe Rexhep Selimin. Protestat janë mbledhur për të dymbëshjetën herë rresht në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protestuesit po brohorisin vazhdimisht ‘UÇK’, si dhe po mbahen fjalime. Organizatorët kanë thënë…

Lajme

27/09/2026 21:32

Po vazhdojnë protestat në Prishtinë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, pas verdiktit të Gjykatës Speicale që dënoi me burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqiqin dhe Rexhep Selimin.

Protestat janë mbledhur për të dymbëshjetën herë rresht në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po brohorisin vazhdimisht ‘UÇK’, si dhe po mbahen fjalime.

Organizatorët kanë thënë se protestat do të vazhdojnë, teksa në të gjitha netët është parë numër i madh i protestuesve.