Lajmin e ka bërë të ditur Veton Berisha, i cili përmes një postimi ka njoftuar se delegatët kanë zgjedhur kryetarin e ri dhe kanë miratuar strukturat e reja drejtuese të partisë.
Berisha ka marrë nga delegatët titullin “Kryetar Nderi”, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e tij në PLE si zëvendëskryetar për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
“Sot e mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës sime politike”, ka shkruar Berisha, duke thënë se PLE-në po e lë më të fuqishme, më të organizuar dhe më të konsoliduar.
Ai ka theksuar se ky nuk është fundi i rrugëtimit të tij me partinë, por një kapitull i ri në angazhimin e tij për komunitetin egjiptian, Kosovën dhe PLE-në.