Nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, u sekuestrohen armë, para dhe prova të tjera

Nëntë personat e arrestuar të dielën në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte, janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nëntë të dyshuarit, me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D., dyshohen…

Lajme

27/09/2026 14:45

Nëntë personat e arrestuar të dielën në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte, janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nëntë të dyshuarit, me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D., dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas komunikatës së përbashkët, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar urdhërkontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë dhe një pushkë gjuetie.

Po ashtu, janë sekuestruar fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë, katër predha, rreth 23 mijë euro dhe rreth 60 mijë dinarë serbë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë riafirmuar përkushtimin dhe angazhimin për ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. /Lajmi.net/