OVL-UÇK falënderon shqiptarët dhe mërgatën për protestat në mbështetje të çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar shqiptarët nga Shqipëria dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen dhe protestat e organizuara në vende të ndryshme të botës pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi, OVL-UÇK ka shprehur mirënjohje për bashkëluftëtarët nga Shqipëria, ndërsa falënderim të veçantë ka…

Lajme

27/09/2026 14:31

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar shqiptarët nga Shqipëria dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen dhe protestat e organizuara në vende të ndryshme të botës pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi, OVL-UÇK ka shprehur mirënjohje për bashkëluftëtarët nga Shqipëria, ndërsa falënderim të veçantë ka adresuar edhe për mërgatën shqiptare, e cila sipas organizatës po organizon protesta dhe po kërkon drejtësi për çlirimtarët.

“Faleminderit vëllezër shqiptarë dhe bashkëluftëtarë nga Shqipëria! Po ashtu, OVL UÇK falënderon nga zemra të gjithë mërgatën tonë, e cila po organizon protesta dhe po ngrit zërin për drejtësi në çdo cep të botës”, thuhet në reagimin e organizatës. /Lajmi.net/