Bundestagu gjerman miraton zbritjen e taksës për derivatet për 17 cent në litër

Në kuadër të shumë problemeve nëpër botë, ngritja e çmimeve të derivateve këtë vit ka qenë shqetësuese. E pikërisht mbi këtë problematik, Gjermania veçse ka ndërmarr veprimet e para serioze. Bundestagu gjerman sot ka miratuar zbritjen e taksës për derivatet. Kjo pasi ligjvënësit e Bundestagut kanë miratuar sot një ulje të përkohshme të taksës së…

Bota

25/09/2026 14:09

Në kuadër të shumë problemeve nëpër botë, ngritja e çmimeve të derivateve këtë vit ka qenë shqetësuese.

E pikërisht mbi këtë problematik, Gjermania veçse ka ndërmarr veprimet e para serioze. Bundestagu gjerman sot ka miratuar zbritjen e taksës për derivatet.

Kjo pasi ligjvënësit e Bundestagut kanë miratuar sot një ulje të përkohshme të taksës së derivateve, transmeton lajmi.net.

Qeveria pritet që të ulë taksat mbi naftën dhe benzinë deri në 17 cent për litër, duke filluar nga 1 tetori deri në fillim të vitit të ri- si përpjekje për të ndihmuar qytetarët të përballen me çmimet që janë rritur që nga lufta me Iranin./Lajmi.net/