Tahiri: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik

Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së u diskutua edhe në emisionin DPT te Fidani me deputetin e Aleancës Besnik Tahiri. Tahiri tha në Klan Kosova se vendimi ka qenë interpretim politik. “Qeveria ishte dashur me pasë një qëndrim i cili është në Webfaqe. Nuk ekziston, as ai në Kuvend të Kosovës, institucionet e Kosovës,…

Lajme

24/09/2026 18:48

Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së u diskutua edhe në emisionin DPT te Fidani me deputetin e Aleancës Besnik Tahiri.

Tahiri tha në Klan Kosova se vendimi ka qenë interpretim politik.

“Qeveria ishte dashur me pasë një qëndrim i cili është në Webfaqe. Nuk ekziston, as ai në Kuvend të Kosovës, institucionet e Kosovës, Akademia e Shkencave, katedra e Historisë, Katedra e Juridikut, e filozofisë”, tha Tahiri në Klan Kosova.

“Nuk po më intereson mua se çka thotë dikush në status. Politika e Kosovës është ngushtu kush çka thotë në rrjete sociale, jo kush çfarë veprimi institucional që merr”, shtoi Tahiri.