Studentët mblidhen në Prishtinë, protestojnë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Që nga e mërkura, çdo ditë në kryeqytet dhe qytete të tjera të Kosovës është protestuar. Këto protesta janë mbajtur pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sot në sheshin e Prishtinës, janë mbledhur Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.…
Lajme
Që nga e mërkura, çdo ditë në kryeqytet dhe qytete të tjera të Kosovës është protestuar.
Këto protesta janë mbajtur pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sot në sheshin e Prishtinës, janë mbledhur Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Çlirimtarë s’jeni vetëm, studentët janë me ju”, “Dje ata luftuan për ne, sot ne qëndrojmë për ju”, “Jo në emër të studentëve”, janë disa nga parullat e protestës së studentëve.
Protestë në të njëjtën kohë po mbahet edhe në Skenderaj, ndërsa në ora 21:00 mbahet protesta e radhës ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e që po mbahet tash e gjashtë netë. /Lajmi.net/
