Ledri Vula për ish-krerët e UÇK-së: Këta njerëz të mëdhenj kanë luftu, e padrejtësisht janë dënu
Reperi Ledri Vula, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të marrë ndaj tyre në Hagë. Para protestuesve, Vula ka shprehur mirënjohjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ata kanë luftuar për vendin dhe siç u shpreh, janë dënuar padrejtësisht. “Një…
ShowBiz
Reperi Ledri Vula, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të marrë ndaj tyre në Hagë.
Para protestuesve, Vula ka shprehur mirënjohjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ata kanë luftuar për vendin dhe siç u shpreh, janë dënuar padrejtësisht.
“Një falënderim për luftën që e kanë bërë këta njerëz të mëdhenj, që sot padrejtësisht janë dënuar”, ka thënë Vula.