Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë
Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë. Ajo tha se historia e Kosovës është shumë më e gjerë se një aktgjykim i Gjykatës Speciale në Hagë. Sot jam këtu për të mos e përfaqësuar asnjë parti politike. Jam këtu për të dëshmuar se ka…
Lajme
Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë.
Ajo tha se historia e Kosovës është shumë më e gjerë se një aktgjykim i Gjykatës Speciale në Hagë.
Sot jam këtu për të mos e përfaqësuar asnjë parti politike. Jam këtu për të dëshmuar se ka momente kur historia kërkon zë. Jam këtu si pjesë e familjes që ka përjetuar luftën, humbjen, sakrificën dhe pasojat e saj. Në ditën e vendimit për katërshen e UÇK-së në Hagë, pas vendimit me familjen tonë e kemi pyetur njëri tjetrin ‘Çfarë do të kishte thënë babi?’. Nuk do ta kisha besuar kurrë se një ditë do t’i shihja shokët e babit tim, njerëzit me të cilët ai ka ndarë luftën dhe sakrificën që të dënohen në Hagë”, ka thënë ajo.
Jashari ka thënë se historia e Kosovës nuk fillon dhe nuk mbaron me aktgjykimin e Hagës. /Lajmi.net/
Video: