Osmani në New York, pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot në New York ka marrë pjesë në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”. Përmes një postimi në facebook, Osmani ka thënë se në këtë forum është ftuar nga Kryeministri i Shtetit të Katarit dhe Bloomberg. Ajo ka theksuar se në një kohë…

Lajme

20/09/2026 19:05

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot në New York ka marrë pjesë në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”.

Përmes një postimi në facebook, Osmani ka thënë se në këtë forum është ftuar nga Kryeministri i Shtetit të Katarit dhe Bloomberg.

Ajo ka theksuar se në një kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike, forumi mbledh së bashku liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane e ndërkombëtare.

Sipas Osmanit, pjesëmarrja në këto organizime paraqet mundësi për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, kërkimin e përkrahjes për Kosovën dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim.

“Prania në këto organizime është mundësi për të forcuar partneritetet ndërkombëtare, për të kërkuar përkrahje për Kosovën dhe për të hapur horizonte të reja për investime dhe zhvillim”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova duhet të jetë pjesë e diskutimeve ku ndërtohen mundësitë për të ardhmen.