Vendimi i Hagës dhe propaganda e Serbisë, qysh e shtyu Beogradi vendimin dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së?

Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u shndërrua menjëherë në shtyrje masive propagandeje në Serbi. Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën të katërt fajtorë për krime lufte. Thaçi dhe Krasniqi iu shkruan nga 25 vjet burgim, Veseli 18 vjet, ndërsa Selimi 13 vjet. Ky vendim është thjesht…

Lajme

20/09/2026 15:48

Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u shndërrua menjëherë në shtyrje masive propagandeje në Serbi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën të katërt fajtorë për krime lufte.

Thaçi dhe Krasniqi iu shkruan nga 25 vjet burgim, Veseli 18 vjet, ndërsa Selimi 13 vjet.

Ky vendim është thjesht i shkallës së parë.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Speciale i liroi nga të gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk dëshmoi përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik kundër popullsisë civile serbe.

Megjithatë, shteti i Serbisë e interpretoi vendimin më gjerë sesa kufijtë juridikë të çështjes.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbusë, Ivica Daçiq, e quajti atë “konfirmim të qartë, ndonëse të vonuar” të qëndrimeve të Serbisë për UÇK-në.

Ai propagandoi se vendimi dëshmon se UÇK-ja ishte “organizatë kriminale dhe terroriste” dhe se kishte rrëzuar narrativën për “luftë të drejtë çlirimtare”.

Por trupi gjykues, ndonëse vendimin për “krime lufte” e kishte skandaloz dhe ende s’e ka publikuar Aktgjykimin dhe provat, nuk ka dhënë një konstatim të tillë për UÇK-në si organizatë.

Kryetari i panelit, Charles Smith, theksoi se çështja kishte të bënte me veprimet dhe përgjegjësinë e të akuzuarve.

“Ky rast nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, deklaroi Smith.

Daçiq, megjithatë, goditi edhe lirimin nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e quajtur atë “manovër politike skandaloze”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po ashtu mbajti konferencë për media për ta shfrytëzuar dënimin e Hagës për të trashur tregimin e Serbisë.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, shkroi në drejtim të ngjashëm.

Edhe Milovan Drecun, ish-kryetar i Komisionit parlamentar serb për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, e quajti vendimin “vetëm pjesërisht të kënaqshëm.”

“Drejtësia është përmbushur pjesërisht. Jo plotësisht”, deklaroi Drecun, duke i dhënë aktgjykimit një interpretim më të gjerë politik për karakterin e UÇK-së.