Foda publikon listën e Kosovës për Ligën e Kombeve, tri prurje të reja
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Në listën e përfaqësueses së Kosovës bien në sy edhe tri prurje të reja: Dion Kacuri, Erblin Osmani dhe Milot Avdyli. Ftesa për këta tre futbollistë vjen si pjesë e ndryshimeve në skuadër dhe mundësisë…
Sport
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Në listën e përfaqësueses së Kosovës bien në sy edhe tri prurje të reja: Dion Kacuri, Erblin Osmani dhe Milot Avdyli.
Ftesa për këta tre futbollistë vjen si pjesë e ndryshimeve në skuadër dhe mundësisë për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj që kanë treguar formë të mirë.
Kjo listë pritet të jetë në fokus të tifozëve të Kosovës, veçanërisht për shkak të përfshirjes së Kacurit, Osmanit dhe Avdylit, të cilët do të kenë mundësinë të dëshmojnë veten në nivelin ndërkombëtar.
Kosova synon rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ndërsa Foda tashmë ka përcaktuar grupin e lojtarëve me të cilët do të punojë për këto sfida.
Lista e plotë:
Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj
Mbrojtësit: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni
Mesfushorët dhe sulmuesit: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.
Kosova fillon aventurën e saj në Ligën e Kombeve më 24 shtator, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Irlandën. Vetëm tri ditë më vonë, më 27 shtator, “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Austrisë për sfidën e radhës, ndërsa më 1 tetor do të përballen me Izraelin në Hungari. Serinë e këtyre ndeshjeve Kosova do ta mbyllë më 4 tetor, sërish ndaj Austrisë, por kësaj here në shtëpi, në “Fadil Vokrri”.