PSD i bashkohet protestës në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
Partia Socialdemokrate i është bashkuar protestës që është duke u zhvilluar në Prishtinë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj me disa prej zyrtarëve të saj është parë në mesin e protestuesve, transmeton lajmi.net. Protesta në Prishtinë është duke u zhvilluar kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup…
Lajme
Partia Socialdemokrate i është bashkuar protestës që është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj me disa prej zyrtarëve të saj është parë në mesin e protestuesve, transmeton lajmi.net.

Protesta në Prishtinë është duke u zhvilluar kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Mbrojtja ka paralajmëruar se do i drejtohen apelit për këtë vendim./lajmi.net/