“Jam shumë falënderues që më kanë dëgjuar” – Nasim Haradinaj flet për protestën pas aktgjykimit në Hagë

Nasim Haradinaj ka folur në Kosova Live në T7 për protestën e zhvilluar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, duke falënderuar protestuesit për mënyrën se si iu përgjigjën thirrjeve të tij. Haradinaj tha se kishte synuar qetësimin e situatës dhe vlerësoi veçanërisht faktin që protestuesit i dëgjuan kërkesat e tij dhe u sollën me korrektësi gjatë…

Lajme

17/09/2026 15:45

Nasim Haradinaj ka folur në Kosova Live në T7 për protestën e zhvilluar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, duke falënderuar protestuesit për mënyrën se si iu përgjigjën thirrjeve të tij.

Haradinaj tha se kishte synuar qetësimin e situatës dhe vlerësoi veçanërisht faktin që protestuesit i dëgjuan kërkesat e tij dhe u sollën me korrektësi gjatë protestës.

“Jam shumë falënderues që më kanë dëgjuar. I përulem, kisha qëllim të mirë.”

Ai foli edhe për disa deklarata që, sipas tij, u bënë gjatë protestës, përfshirë thirrjet për të mos shkuar drejt Graçanicës që situata të eskaloj.

Haradinaj e kundërshtoi këtë qasje, duke përmendur edhe rastin Panda në Pejë, të cilin ai e lidhi me pretendime se Serbia kishte organizuar një skenar për t’ia atribuar fajin Kosovës prandaj nuk dëshironte të përsëriten skenare të tilla.