Abelard Tahiri: Sot Kosova është ndryshe, ne si PDK nuk do të rrimë duarkryq
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mbledhjes së partisë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Tahiri tha se sot Kosova është ndryshe dhe se, sipas tij, ky ndryshim nuk mund të pranohet nga populli i Kosovës. “Ne, në përputhje me kërkesën e popullit të Kosovës, do të shohim si…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mbledhjes së partisë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Tahiri tha se sot Kosova është ndryshe dhe se, sipas tij, ky ndryshim nuk mund të pranohet nga populli i Kosovës.
“Ne, në përputhje me kërkesën e popullit të Kosovës, do të shohim si PDK. Nuk do të rrimë duarkryq dhe do t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të sjellë drejtësi”, deklaroi Tahiri.
Ai e cilësoi vendimin si “një padrejtësi të madhe për popullin dhe vendin tonë”.
“Hapat jemi duke i diskutuar dhe do t’i shohim pastaj”, tha Tahiri.
Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, i shpallur një ditë më parë, rezultoi me dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.