“Ku janë certifikatat?” – Ymeri akuzon Qeverinë për grurin nga Serbia: 1.6 milionë kilogramë brenda një muaji
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje se po i fsheh certifikatat e grurit të importuar nga Serbia. Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka pretenduar se shumica dërrmuese e grurit që po qarkullon në Kosovë është me origjinë nga Serbia. “Nga institucionet dhe dikasteret…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje se po i fsheh certifikatat e grurit të importuar nga Serbia.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka pretenduar se shumica dërrmuese e grurit që po qarkullon në Kosovë është me origjinë nga Serbia.
“Nga institucionet dhe dikasteret që kontrolloni, vetëm brenda një muaji kanë kaluar mbi 1 milion e 600 mijë kilogramë grurë me një kontroll të pjesshëm prej vetëm 2 kilogramësh. Shumica dërrmuese e grurit, nga Serbia”, ka deklaruar Ymeri.
Ajo ka ngritur pretendime edhe ndaj Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke pyetur për certifikatat që, sipas saj, kërkohen me ligj.
“Aflatoksina vjen pikërisht nga drithërat, edhe misri para së gjithash përdoret si ushqim për kafshë, që e bart aflatoksinën në qumësht. Pse keni pranuar grurë serb me tonelata dhe sot është zhduk Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë për çertifikata që kërkohen me ligj?!”, ka shkruar ajo.
Ymeri ka pretenduar se institucionet përgjegjëse duhet të japin sqarime lidhur me kontrollet dhe dokumentacionin për grurin e importuar nga Serbia. /Lajmi.net/