46 aksidente dhe 853 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 853 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 15 persona, dhe 14 i ka dërguar në mbajtje.