Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit në Mitrovicë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Odise Paskali”, “Gjergj Fishta”, “Tivari”, “Gjuro Jakshiq”, si dhe në fshatrat Koshtovë dhe Stan Tërg dhe në Lagjen e…

Lajme

17/09/2026 09:56

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Odise Paskali”, “Gjergj Fishta”, “Tivari”, “Gjuro Jakshiq”, si dhe në fshatrat Koshtovë dhe Stan Tërg dhe në Lagjen e Doktorëve.

Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në fshatin Bërrnjakë, në rrugët “Gazmend Zajmi” dhe “Dërvarit”, si dhe në fshatin Vaganicë.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.

Në rast të turbullimit, konsumatorëve u është rekomanduar që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.