Prokuroria në Pejë: Aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie dhe një personi juridik për mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet R.K. dhe një personi juridik, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumentit”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri R.K., në cilësinë e pronarit dhe përfaqësuesit të autorizuar të një…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet R.K. dhe një personi juridik, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumentit”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.K., në cilësinë e pronarit dhe përfaqësuesit të autorizuar të një operatori ekonomik, dyshohet se gjatë pjesëmarrjes në një procedurë të prokurimit publik, të zhvilluar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë për furnizim me libra të protokollit, ka paraqitur dhe përdorur dokumentacion të rremë dhe të paautorizuar.
Sipas aktakuzës, dokumentacioni i paraqitur dyshohet se ka përfshirë CV, kontratë pune dhe certifikatë universitare në emër të një personi tjetër, pa lejen dhe dijeninë e tij, me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues dhe përfitimit të kontratës.
Po ashtu, i pandehuri R.K. dyshohet se ka përpiluar një dokument të falsifikuar, përkatësisht një kontratë pune, me qëllim të përdorimit të saj si dokument origjinal në kuadër të procedurës së prokurimit publik.
Ndërkaq, personi juridik dyshohet se, gjatë pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit publik, ka paraqitur dhe përdorur dokumentacion të rremë dhe të paautorizuar, me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues dhe përfitimit të kontratës.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri R.K. ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumentit”, ndërsa personi juridik veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Prokurorja e çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: