Aksident me fatalitet në Prizren, humb jetën këmbësorja që u godit nga vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. I dyshuari duke mos iu përshtatur kushteve dhe shpejtësisë së rrugës, me automjet ka goditur një këmbësore e cila si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prizren 16.09.2026 – 20:15. Është…

Lajme

17/09/2026 08:38

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren.

I dyshuari duke mos iu përshtatur kushteve dhe shpejtësisë së rrugës, me automjet ka goditur një këmbësore e cila si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 16.09.2026 – 20:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos ju përshtatur kushteve dhe shpejtësisë së rrugës, me automjet ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e plagëve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/