Klinaku: Qytetarët të protestojnë qetësisht, Kuvendi nuk mund të mblidhet natën

Ish-ushtruesi i detyrës së kreut të OVL UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar nga protestuesit që të qëndrojnë të qetë dhe të mos i bllokojnë rrugët. Ai këtë kërkesë e bëri pranë zyrave të EULEX-it ku protestuesit kanë vajtur të shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë…

Lajme

17/09/2026 00:02

Ish-ushtruesi i detyrës së kreut të OVL UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar nga protestuesit që të qëndrojnë të qetë dhe të mos i bllokojnë rrugët.

Ai këtë kërkesë e bëri pranë zyrave të EULEX-it ku protestuesit kanë vajtur të shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë në OVL-UÇK nuk jam që një vit e gjysmë, por sa i përket si veteran lufte unë kërkoj nga qytetarët që të jenë të qetë sepse protestat duhet të jenë të qeta, edhe nëse kundërshtoni diçka”, tha Klinaku për Klan Kosovën.

“Unë u bëj thirrje sepse nuk kemi nevojë t’i bllokojmë rrugët sepse Kuvendi i Kosovës nuk mund të mblidhet natën”.

“Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet nesër dhe është çështje e Kuvendit të Kosovës që ta shqyrtojë këtë çështje”.