Gruaja e Behajdin Allaqit kishte dëshmuar se burri i saj ishte zhdukur pasi e morën policia serbe

Sonte në “Debat Plus” analisti Dardan Gashi ka publikuar një dokument që dëshmon se Nazmije Allaqi, bashkëshortja e Beadin Allaqit, kishte deklaruar vazhdimisht për zhdukjen e tij. Sipas dokumentit, më 21 nëntor 2000, Nazmije Allaqi kishte raportuar tek autoritetet se bashkëshorti i saj, Behajdin Allaqi, ishte zhdukur që nga 11 qershori 1998. Ajo kishte deklaruar…

Lajme

16/09/2026 21:34

Sonte në “Debat Plus” analisti Dardan Gashi ka publikuar një dokument që dëshmon se Nazmije Allaqi, bashkëshortja e Beadin Allaqit, kishte deklaruar vazhdimisht për zhdukjen e tij.

Sipas dokumentit, më 21 nëntor 2000, Nazmije Allaqi kishte raportuar tek autoritetet se bashkëshorti i saj, Behajdin Allaqi, ishte zhdukur që nga 11 qershori 1998.

Ajo kishte deklaruar se Behajdin Allaqi ishte marrë nga Policia Serbe në fshatin Drenovc dhe se, që nga ajo kohë, nuk kishte parë apo dëgjuar më asgjë për të.

Vrasja e Behajdin Allaqit ishte një nga rastet për të cilat u akuzuan dhe u dënuan sot në Hagë katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dokumenti i publikuar sonte në “Debat Plus” sjell deklarimin e bashkëshortes së Allaqit lidhur me zhdukjen e tij, të cilën ajo e kishte raportuar tek autoritetet.