KFOR sqaron lëvizjen e ushtrisë serbe pranë kufirit: Ishte stërvitje e planifikuar, nuk përbën kërcënim
Një autokolonë e motorizuar e ushtrisë serbe ishte parë dy ditë më parë në afërsi të kufirit me Kosovën, por sot KFOR-i në ka konfirmuar se kjo lëvizje është një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon. Po ashtu KFOR-i ka konfirmuar se misioni i…
Lajme
Një autokolonë e motorizuar e ushtrisë serbe ishte parë dy ditë më parë në afërsi të kufirit me Kosovën, por sot KFOR-i në ka konfirmuar se kjo lëvizje është një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon.
Po ashtu KFOR-i ka konfirmuar se misioni i NATO-se, në këtë rast KFOR-i u informua nga Forcat e Armatosura Serbe se do të kryenin një stërvitje të planifikuar në afërsi të vijës kufitare 30/40 km.
“Mund të konfirmojmë se KFOR-i u informua nga Forcat e Armatosura Serbe se do të kryenin një stërvitje të planifikuar tashmë (Povednik ’26), në afërsi të Vijës Kufitare Administrative (30/40 km). Ky është një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon. Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, përmes patrullave dhe mjeteve të tjera, dhe është në komunikim të rregullt me institucionet në Kosovë, organizatat e sigurisë në Kosovë dhe Forcat e Armatosura Serbe”, thotë KFOR-i në një përgjigje për KosovaPress.
Më 14 shtator 2026, në media dhe rrjete sociale u publikun pamje të një autokolone të motorizuar të ushtrisë serbe pranë fshatit Ribariq, në afërsi të kufirit me Kosovën, vetëm pak ditë para vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.