Protesta bllokon përkohësisht qarkullimin, Komuna e Prishtinës paralajmëron vonesa në autobusë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të protestës që po zhvillohet dhe masave të përkohshme për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në transportin publik. Ju njoftojmë se, për shkak të një proteste që po zhvillohet dhe masave të përkohshme të ndërmarra për menaxhimin…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të protestës që po zhvillohet dhe masave të përkohshme për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në transportin publik.
Ju njoftojmë se, për shkak të një proteste që po zhvillohet dhe masave të përkohshme të ndërmarra për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik.
Si pasojë e situatës së krijuar, linjat që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e tyre.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj deri në normalizimin e qarkullimit. Ekipet tona po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.