“Shpifjet për UÇK-në janë bërë më të zhurmshme se e vërteta” – Behramaj pas vendimit në Hagë
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se nga sot Kosova “nuk do të jetë më e njëjtë”, duke e komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara. “Jemi në ditën kur shpifjet për UÇK-në janë…
Lajme
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se nga sot Kosova “nuk do të jetë më e njëjtë”, duke e komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara.
“Jemi në ditën kur shpifjet për UÇK-në janë bërë më të zhurmshme se e vërteta për të. Jemi në ditën kur ata që i shërbyen Serbisë mendojnë se kanë triumfuar. Por, atyre do t’u mbetet vetëm kjo ditë dhe turpi”, ka shkruar Behramaj.
Ai ka thënë se “heronjtë e kanë vendin aty ku jeton e vërteta”, ndërsa ka shtuar se nderi, sipas tij, “sado të vonojë, gjithmonë e gjen vendin e vet”.
“Rrethanat nuk janë më të njëjta. Dhe të njëjta nuk duhet të jenë as mjetet në kërkim të drejtësisë!”, ka përfunduar Behramaj. /Lajmi.net/