Britania reagon pas vendimit të Speciales: Nuk është vendim për shtetësinë apo sovranitetin e Kosovës
Ministria për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku thuhet se, MB’ja respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe se e njëjta mbetet mik dhe partner i afërt i Kosovës. Për këtë ka reaguar edhe Miqtë Laburistë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor,…
Lajme
Ministria për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku thuhet se, MB’ja respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe se e njëjta mbetet mik dhe partner i afërt i Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe Miqtë Laburistë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, ku kryetar është Lord George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO’s.
Aty theksohet se vendimi i sotëm nuk është një vendim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.
“Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës është një moment i rëndësishëm, por nuk është një vendim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj. Mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë me viktimat dhe familjet e tyre.”
“Gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensionet ndërmjet komuniteteve apo në mbarë rajonin. Në këtë moment të rëndësishëm, liderët politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve mbi të gjitha.”/Lajmi.net/