“Më lejoni t’ia kujtoj Daçiqit” – Kandiq për SPS-in: Politikat e tij çuan në varre masive të shqiptarëve
Natasha Kandiq i ka reaguar politikanit serb, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit ka folur për UÇK’në pas vendimit të Gjykatës së Hagës për Thaçin dhe të tjerët. Kandiq ka vendosur shenjën e barazisë në mes të SPS’it serb dhe varrezave masive, duke thënë se politika që ka ndjekur kjo parti ka çuar në to.…
Lajme
Natasha Kandiq i ka reaguar politikanit serb, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit ka folur për UÇK’në pas vendimit të Gjykatës së Hagës për Thaçin dhe të tjerët.
Kandiq ka vendosur shenjën e barazisë në mes të SPS’it serb dhe varrezave masive, duke thënë se politika që ka ndjekur kjo parti ka çuar në to.
“SPS = varre masive në Serbi
Më lejoni t’i kujtoj Ministrit Daçiç se politikat e Partisë së tij Socialiste të Serbisë rezultuan në varre masive të shqiptarëve të vrarë në Batajnicë, Petrovo Selo, Rudnicë, minierën e Kizhevakut dhe Liqenin Perucac, dhe ky është një fakt i vendosur”, ka shkruar ajo