“Ky nuk është gjykim për shtetësinë e Kosovës” – Britania pas vendimit në Hagë: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e saj
Ministri për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas vendimit të Gjykatës Speciale. “Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në mbarë rajonin.Mbretëria e Bashkuar mbetet mik dhe partner i afërt i Kosovës, duke mbështetur fuqishëm…
Lajme
Ministri për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas vendimit të Gjykatës Speciale.
“Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në mbarë rajonin.Mbretëria e Bashkuar mbetet mik dhe partner i afërt i Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për rolin që luajtëm së bashku me aleatët e NATO-s në ndihmën për parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008″, ka deklaruar Lord Wood.
“Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës është një moment i rëndësishëm, por ai nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj. Mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë me viktimat dhe familjet e tyre.Gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensionet ndërmjet komuniteteve apo në mbarë rajonin. Në këtë moment të rëndësishëm, liderët politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve mbi të gjitha.Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me partnerët në mbarë rajonin dhe më gjerë për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për të gjitha komunitetet.”, thuhet në reagim.